E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, operacion anti kanabis asgjësohen 2221 rrënjë

SHKODER- Policia e Shkodrës ka nisur sot një aksion kundër bimëve narkotike. Mësohet se në fshatin Toplanë janë zbuluar dhe asgjësuar me zjarr 6 parcela me kanabis, ose 712 rrënjë kanabis.

Aksioni u shtri edhe në fshatin Kir, ku edhe aty u asgjesuan 6 parcela me kanabis ose 1509 rrënjë kanabis.

Policia e Shkodrës ndërkaq po punon për identifikimin e kultivuesve të kanabisit. 

Po sipas të njejtave burime, mësohet se parcelat me kanabis u asgjesuan pas operacionit me helikopter.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›