Shërbimi Meteorologjik, ulje temperaturash dhe reshje shiu në vend
TIRANË- Moti në vend është shoqëruar me re dhe shira lokalë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që edhe vlerat e temperaturave të ajrit kanë shënuar një ulje të lehtë.
Dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura që nuk do t’i kalojnë vlerat e 32 gradëve, ndërkohë që vlerat e ulëta të ajrit pritet të luhaten në 15 dhe 21 gradë celcius, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet të jetë me re dhe diell në Berat, Vlorë, Sarandë, Korçë, Gjirokastër e Durrës, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë reshje lokale.
Sakaq, ditën e nesërme vendi do të ndikohet nga masa ajrore mesdhetare të paqëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Metereologjik Ushtarak. Moti me vranësira mesatare deri në të dendura do të shoqërojë ditën e nesërme, ndërkohë që do të ketë reshje shiu edhe në formë shtrëngatash gati në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim-Perëndim, me shpejtësi deri në 8m/sek. Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3, me lartësi vale deri në 1.0 metra. Temperaturat do të shënojnë rënie në mesditë. Temperaturat e ajrit parashikohen të jenë në vendet malore 13/27, në vendet e ulta, 17/31, dhe në bregdet, 20/31.
(m.a/ata/BalkanWeb)