Shkodër, operacioni "Floriri", edhe dy në pranga
SHKODËR- Në vazhdën e operacionit “Floriri”, gjatë të cilit policia e Shkodrës arrestoi disa shtetas, të cilët i vidhnin qytetarëve të Shkodrës, kryesisht gra, sende personale, në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë.
Sipas zëdhënëses së shtypit të policisë qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia, dy të arrestuarit e sotëm janë, Artan Ndreu, 33 vjeç dhe Fabjan Marku, 27 vjeç, që të dy banues në qytetin e Shkodrës.
Çelepia shtoi se “këta shtetas vidhnin me dhunë në bashkëpunim varëse floriri në rrugicat e qytetit të Shkodrës”.
(ma.ar/BalkanWeb)