Skandali i diplomave, Test i gjuhes shqipes për Renzo Bossin
Tiranë- Djali i ish-kreut të Ligës së Veriut, Renzo Bossi kërkohet si dëshmitar nga prokuroria shqiptare për të zbardhur të vërtetën e diplomës së tij e lëshuar në mënyrë të dyshimtë nga universiteti privat Kristal.
Ndërkohë që dje u mësua se prokuroria kishte sekuestruar një sërë dokumentash të këtij universiteti për të verifikuar nëse diploma e Bossit dhe bashkë më të edhe një sërë të tjerash për shtetas të huaj apo shqiptarë janë abuzive apo jo.
Sa i takon djalit të Bossit do të verifikohet listë prezenca e tij në fakultet, edhe pse policia deklaron se ai s’ka shkelur kurrë në Shqipëri, si dhe një mundësi është edhe testimi i tij për njohuritë e gjuhës shqipe. Ndërkohë që ambasada e Italisë në Shqipëri ka dhënë vlerësimin e saj për diplomën dhe hetimi mund të zbulojë shumë mistere që qarkullojnë me skandalin e diplomave në universitein Kristal, i cili akuzohet se shpërndan diploma kundrejt parave për studentë shqiptarë dhe të huaj të cilët ndoshta se frekuentojnë kurrë atë.