Presidenti, Rama dhe Meta takohen në mesditë
TIRANE - Zgjedhja e presidentit të ri të vendit pritet të ulë sot në një tryezë të përbashkët dy ish-aleatët e majtë, Edi Rama dhe Ilir Meta.
Burime nga selia e PS-së dhe ajo e LSI-së bëjnë të ditur se takimi pritet të zhvillohet rreth orës 12:30 në hotel “Sheraton”, në kryeqytet.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë se do të niste konsultimet me krerët e partive parlamentare, lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.
Ndërkaq takimi i mesditës do të jetë edhe takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Metës, që pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes tyre, rreth katër vjet më parë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Presidenti, Nano takon sot kreun e PR, Fatmir Mediu