E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, përkeqësohet gjendjapas shkarkimeve nga HEC-et

SHKODER - Përkeqësohet situata e përmbytjeve nga shkarkimet e HEC-eve në Shkodër. Këtë mbrëmje, në komunën Bushat, 800 hektarë tokë janë nën ujë;
në 5 shtëpi, uji ka hyrë brenda dhe 60 të tjera, të rrethuara nga uji. Ndërsa 2 familje janë evakuar në Malin e Jushit. Edhe komuna Dajç është e izoluar nga uji.
 
Fshatrat më të prekura janë Mali i Jushit, Trush i Poshtëm; në komunën Bërdicë ka dëme në blegtori, kanë ngordhur shumë krerë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›