E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pranga dy turqve, plagosën bashkëkombësin

Shtetasit e arrestuar janë Unal O. Baklla, 25 vjeç dhe Durai O. Baklla, 22 vjeç, që të dy të lindur në qytetin Antalja (Turqi), me banim të përkohshëm në lagjen "Partizani" në Shkodër.

Arrestimi i tyre i bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, plagosën me thikë shtetasin M. Allakush, 39 vjeç, lindur në qytetin Hatej- Antalja dhe me banim të përkohshëm po në lagjen "Partizani".

Policia bëri të ditur pas hetimeve se ngjarja kishte ndodhur për motive të dobëta. I lënduari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›