Formula 1 dhe Moto GP, në 2012-ën edhe në Austin
E projektuar nga Herman Tilke, pista e gjatë 5471 metra përbëhet nga kthesa të shpejta dhe pjesë të pjerrëta të cilat pritet të shtojnë spektaklin. Brenda cirkuitit ndërthuren elementë modernë me detaje të tipit të vjetër. Punimet ende nuk kanë filluar dhe parashikohet që projekti të kushtojë rreth 170 milionë euro. Në tribuna do të ulen të paktën 70 mijë spektatorë.
“Në epokën moderne mendoj që kjo pistë është shumë e veçantë – tha bosi Tavo Helmud -. Do të ketë shumë tipare të pistave klasike të kombinuara me elementë të sigurisë sipas standardeve të FIA-s. Janë të gjithë përbërësit e nevojshëm, xhiro të shpejta që nxjerrin në pah aftësinë e pilotëve si dhe pjesë ku do të vihen në provë cilësitë e maiknave. Edhe vendi ku do të ndërtohet pista është shumë piktoresk”, vijoi ai.
Duke filluar nga viti 2012 cirkuiti i Austinit do të presë gara të Formula 1 për dhjetë vite radhazi, ndërkohë që në Moto GP do të zëvendësojë Indianapolisin. Pra motorët do të garojnë në Austin dhe në Laguna Seka.