Shkodër, shkëndija elektrike shkrumbon një banesë
SHKODËR- Një apartament në katin e pestë të një pallati është shkrumbuar tërësisht pasi është përfshirë nga flakët. Pallati ndodhet në lagjen ‘Ndoc Madhi’ në Shkodër, ndërkohë që paniku ka përfshirë të gjithë banorët.
Për fat nga zjarri në përmasa të mëdha nuk pati të lënduar në njerëz. Forcat zjarrfikëse të lajmëruar nga fqinjët e familjes Zaimaj, kanë mundur ti vijnë në kohë në ndihmë, kryefamiljarit Sokolit, bashkëshortes dhe 2 fëmijëve të tyre. Dyshohet se flakët e zjarrit kanë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Gjithcka ka nisur në pjesën e guzhinës për tu përhapur në ambjentet e tjera të apartamentit. Dëmi material llogaritet në vlera të mëdha pasi është shkrumbuar cdo orendi shtëpiake.
(e.m/News24/BalkanWeb)