Shkoder shperthen bombula vdesin babe e bije
Një ngjarje tragjike ka ndodhur afër mesnatës në Shkodër. Nga shpërthimi i një bombole gazi në një banesë në lagjen Qafali të qytetit të Shkodrës, ka gjetur vdekjen kryefamiljari 60 vjeçar Dede Luca si dhe vajza e tij Silvana Luca, 14 vjec. Burimet nga vendngjarja thanë se është plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital edhe bashkëshortja e Dede Lucës. Ende nuk dihet sa persona kanë qenë në banesë në momentin e shpërthimit të bombolës, por dihet se familja Luca kishte të ftuar për darkë dhe disa miq e të afërm. Policia që shkoi menjëherë në vendngjarje bëri të ditur se po heton për shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të bombolës së gazit.