Shkoder shperthim eksplozivi vdes kambisti

Një shpërthim eksplozivi i telekomanduar ka plagosur rëndë kambistin Mark Gjoni, 50 vjec, në qytetin e Shkodrës, i cili ndërroi jetë më pas në spital.
Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur i lënduari po lëvizte me makinën e tij për të shkuar në punë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 6 e 30 minuta në qendër të qytetit, pranë vendit ku ndodhen agjencitë e këmbimit valutor.
Shtetasi Mark Gjoni, që është dhe vëllai i një efektivi policie, ka qenë duke lëvizur i vetëm në automjetin e tij tip “Benz” me targë “SH 1465 E” dhe në momentin që është afruar pranë vendit të punës, makina e tij ka shpërthyer.
Kalimtarë të rastit e kanë nxjerrë 50-vjecarin me shpejtësi nga automjeti, duke e dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa automjeti më pas është përfshirë nga flakët. Pavaresisht perpjekjes se mjekeve, i plagosuri nuk ka arritur te mbijetoje.
Shpërthimi i fuqishëm dhe më pas përfshirja e automjetit në flakë ka shkaktuar panik te banorët e zonës, duke rikthyer në vëmendje vrasjen e pak javëve më parë në qendër të Vlorës të gjyqarit Konomi, i cili u ekzekutua në mënyrë të ngjashme.
Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se automjeti ka shpërthyer nga një sasi eksplozivi e aktivizuar në distancë nëpërmjet telekomandimit.
Ende nuk dihen as motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që policia është duke intervistuar disa persona që kanë qenë dëshmitarë në shpërthimin e automjetit për të mësuar më shumë në lidhje me ngjarjen.
Bulqizë, shpërthim tritoli në një pallat
Ndërkohë, shpërthimi i një sasie tritoli ka tronditur mëngjesin e sotëm edhe qytetin e Bulqizës.
Sipas informacioneve të fundit, sasia e eksplozivit ka shpërthyer para derës së një apartamenti, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar.
Burime policore lokale njoftojnë se shpërthimi ka ndodhur para derës së banesës së shtetasit Adrian Durici, në katin e tretë të pallatit.
Të njëjtat burime shtojnë se agjentë të anti-krimit kanë nisur hetimet, duke marrë në pyetje edhe vetë shtetasin Durici.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vret babanë nga pakujdesia, gjykata: Detyrim paraqitjeje
Zbardhet vendimi për 16-vjecarin që vrau të atin pak ditë më parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës.
Vrasja te "Don Bosko", në pranga autori
Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili akuzohet si autor i ngjarjes së ndodhur të mërkurën në rrugën "Don Bosko", ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos i vëllai i tij.
Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari
Një i ri 33-vjecar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në një qendër interneti, në qytetin e Beratit.
Vrasje në Tiranë
Dy vëllezër u qëlluan me armë zjarri nga komshiu i tyre në rrugën Don Bosko në Tiranë. Nga të shtënat njëri prej vëllezërve humbi jetën. Vrasja e 24-vjecarit, shpërblim për informatorët
Policia e Durrësit kërkon ndihmën e informatorëve për të zbardhur vrasjen e një 24-vjecari në mes të shtatorit. Blutë e Durrësit kanë vendosur shpërblim prej 30 mijë eurosh për ata persona që japin detaje që do të cojnë në gjetjen e autorit.
Lajmet kryesore
Integrimi, apeli i Topit: Dialog e bashkëpunim
"Jo alibi dhe argumenta partiakë"
Shqipëria ngel sërish në klasë
Bashkia e Shkodrës “grabit” komunat
Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari