E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retrospektive nga Leke Tasi

Eumlshte ndoshta nje nga piktoret me te vecante sot. Dhe kjo jo per faktin se nuk i perket kesaj shkolle por sepse ka ndjekur me bindje artin e tij pandryshuar dhe me kalimin e kohes i mesoi te gjithe te njihnin pikturen e tij. Vjen ne nje ekspozite personale ne galeri DidArt piktori Leke Tasi. Titulluar Retrospektive ekspozita permban 14 piktura te realizuara ne harkun kohor te tre viteve te fundit por nuk mungoje dhe ato me te rejat qe Leka i ka realizuar gjate vitit 2011.

Tirana e viteve 40 Grabjani i viteve te internimit personazhe te shfytyruar por te lire vijne ne ekspoziten personale te piktorit Leke Tasi. Punet lindin nga nje kujtese jetoj udhetoj eci neper Tirane kam ngacmime te cilat futen ne nje nenshtrese te nenndergjegjshme dhe papritmas dalin. Se paku une keshtu e shpjegoj ngacmimet e ndryshme per figurat qe bej. Vijne nga kujtesa kalojne nen inkoshience dhe dalin. Leke Tasi ka lindur me 1929. Studioi violoncel nen drejtimin e pedagogut Eumlalter Caletti ne vitet 1939-1943 me pas me Ymer Skenderin ne Liceun Artistik ne vitet 1949-1952. Punoi celist i pare ne Orkestren e Radios dhe te Teatrit te Operes ku u pushua per motive politike ne vitin 1967. I ati Koco Tasi avokat me profesion i njohur ne vitet 20 kishte qene Anetar i Parlamentit te Pare Shqiptar pas Kongresit te Lushnjes. Pas Revolucionit te Qershorit emigroi per 17 vjet ne Greqi. Xhaxhai i tij Akile Tasi ka pasur nje karriere te ngjeshur politike ne kohen e luftes. Vdiq ne burgjet e diktatures.

Leka u pushua nga puna dhe u dergua me pune te detyruar. Pak me vone u internua familjarisht ne Grabjan te Lushnjes 1975-1990. Jeten e kesaj periudhe e ka rrefyer ne librin autobiografik Grabjani rreze kodrave Tirane 2009. Aktiviteti i tij kryesor eshte piktura. Megjithese autodidakt ka punuar seriozisht qysh heret duke kopjuar sipas natyres dhe duke mesuar nga mjeshtrit e medhenj. Me kthimin e tij pas internimit ne Tirane me 1990 ai rifillon te pikturoje dhe ka ekspozuar ne vitet 1992 2003 2007 ne Galerine Kombetare te Arteve nje ekspozite personale ne Peje Galeria Exit 2005 si dhe disa ekspozita kolektive ne Tirane dhe Durres.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›