Shkodër, sot çelet Festivali i 50-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë

E veçanta e këtij edicioni qëndron në faktin se të tre netët e konkurrimit të festivalit, 4-5-6 korrik, do të zhvillohen në mjediset e rrugës pedonale në qendër të qytetit, ku edhe interesimi nga ana e publikut pritet të jetë tepër i madh.
Gjatë një konference për shtyp, duke e konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike të qytetit të Shkodrës, aq më tepër që kemi të bëjmë me edicionin e 50-të në historinë e këtij festivali, nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Ridvan Troshani, bëri të ditur se nga ana organizative gjithçka është gati.
Organizimi këtë radhë i festivalit në qëndër të qytetit të Shkodrës, pranë rrugës pedonale "Kol Idromeno", për Troshanin përbën një risi në vetvete, çka e bën dhe më të veçantë atë, duke e ofruar edhe më tepër publikun. Sipas tij, në një perfomancë absolutisht magjepse, pedonalja e Shkodrës do të kthehet në një amfiteatër kulturor, ku do përformojnë fëmijët më të mirë shqiptarë të përzgjedhur nga të gjitha trevat shqiptare.
Ndërkohë, drejtuesi artistik i festivalit, Kujtim Alija, evidentoi si një tjetër të veçantë po aq të rëndësishme të këtij edicioni, skenografinë, që ashtu si edhe gjatë gjithë periudhës së viteve të fundit, është përgatitur nga Adnan Kastrati.
Në lidhje me gjeografinë e këtij festivali, Alija nënvizon se ajo do të jetë shumë e pasur, duke përfshirë të gjitha autorët, kompozitorët dhe interpretuesit e të gjithë trevave shqipfolëse, të cilat, sipas informacionit, do të prezantohen me një performancë shumë cilësore.
Festivali, i cili do të ketë për prezantues një dyshe artistësh shkodranë, këngëtaren Rosela Gjylbegu dhe humoristin Julian Deda, organizohet nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Radio Televizionit Shqiptar, duke qenë nën kujdestarinë personale të Kryetares së Kuvendit, zonjës Jozefina Topalli.
2012-07-04 11:00