Ekstradohen dy organizatorët e tragjedisë së 9 janarit

Kështu, Altin Belulaj, 32 vjeç , lindur në Vlorë, dhe Cukal Mhill Delija, 43 vjeç, lindur në Kajvall, Shkodër mbërritën dje në aeroportin e Rinasit dhe u morën në dorëzim nga përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar shtetasin Altin Belulaj me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.
Po ashtu, Cukal Delija është dënuar me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Këta dy shtetas janë shpallur fajtorë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë organizuar trafik të paligjshëm të qenieve njerëzore duke iu premtuar personave të ndryshëm kalimin në Itali kundrejt shumës 1500 euro për person.
Nën organizimin e tyre, në 9 janar 2004, një gomone me 36 persona në bord, e nisur nga Vlora drejt Italisë, është përmbysur pranë gadishullit të Karaburunit dhe si rrjedhojë 21 persona kanë gjetur vdekjen.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i këtyre shtetasve në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./Start/
2012-07-04 11:26