Shkodër, tre në pranga për korrupsion

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se “Prokuroria e Shkodrës ka ndaluar dhe filluar hetimet ndaj shtetases Rajmonda Juka, me detyrë arkëtare në filialin e postës Shkodër, nën akuzën për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Sipas Prokurorisë, gjatë hetimeve ka rezultuar se kjo shtetase, me qëllim pushimin e çështjes në ngarkim të saj, ka komunikuar me shtetasen Alketa Broci, specialiste në Ministrinë e Financave, dhe shtetasin Petrit Pepkolaj, të cilët i kanë premtuar se në këmbim të një shume parash, ato do të ndërhynin tek prokurori që hetonte çështjen në ngarkim të saj, me qëllim për ta pushuar atë.
Organi hetimor konfirmon se Brozi ka takuar sot në Tiranë shtetasin Petrit Pepkolaj, i cili ishte personi që do të realizonte ndërhyrjen tek prokurori i çështjes duke i dorëzuar atij shumën e parave që kishte marrë nga shtetasja Rajmonda Juka.
“Menjëherë, pas realizimit të dorëzimit të parave, oficerë të Policisë Gjyqësore kanë realizuar arrestimin në flagrancë të shtetasve Petrit Pepkolaj dhe Alketa Broci, persona nën hetim për veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, e kryer në bashkëpunim. Në momentin e arrestimit, shtetasit Petrit Pepkolaj iu sekuestrua edhe shuma e parave prej 15 000 euro”, thuhet në deklaratën për mediat.
Pas vënies nën pranga edhe të shtetases Rajmonda Juka, Prokuroria vazhdon hetimet edhe për veprat e tjera penale për të cilat po hetohet kjo shtetase.
/Start/E.B/
2011-12-03 23:46