E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në një banesë, tre të vdekur

Ngjarja ndodhi kur një zjarr ka përfshirë një banesën në rrugën “Derhemi” në Tiranë, orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi Genc Spahiu, 35-vjeç, bashkëshortja e tij Florida, 35-vjeçe, si dhe vajza e tyre Jona Spahiu, 4-vjeçe, ndërsa policia ka mundur të shpëtojë vetëm vajzën tjetër, Dean. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi komshinjtë e viktimave i kanë lajmëruar ato.

Me të mbërritur, forcat e policisë kanë shpërthyer derën e apartamentit në flakë, ku kanë mundur të shpëtojnë vetëm njërën prej vajzave. E lënduara ndodhet në QSUT në Tiranë. /Start/

                                                                                             2011-12-04 08:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›