E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Serbët e veriut të mos bllokojnë marrëveshjen

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, i ka i bën thirrje serbëve në veri të Kosovës, dhe liderëve të tyre politikë, që të mos e bllokojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. "Unë këtë kërkoj nga ata”, ka thënë Tadic. Lajmi bëhet i ditur nga sajti kosovar Telegraf.

Kjo sipas tij vlen për liderët në veri të Kosovës, të cilët nuk duhet të fshihen prapa qytetarëve, por edhe për kundërshtarët e tij politikë në Beograd, “të cilët thonë se për çdo gjë duhet të vendosin qytetarët”.
Tadic thotë se ka qëndrim të njëjtë për largimin e barrikadave. Ndërsa për marrëveshjen e arritur në Bruksel thotë se është në përputhje me interesant nacionale serbe.
“Zgjidhja nuk është ideale, por unë qëndroj prapa saj”, ka thënë Tadic. “E kemi arritur atë që në këtë moment ishte e mundur të arrihej. Me këtë marrëveshje asnjëra palë nuk do të jetë tërësisht e kënaqur”.
Sipas tij, kjo është marrëveshje për “pikëkalimet administrative e jo për kufij”, duke përsëritur se Serbia nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›