E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder veteplagosetaksidentalisht vdes gjahtari

SHKODER- Nje gjahtar humbi jeten sot aksidentalisht pasi u veteplagos me cifte. Policia ben te ditur se Refik Mehja 50 vjec banues ne Zus te komunes Rrethina ne Shkoder kishte dale per gjueti ne oret e para te mengjesit te sotem ne kodrat e Zusit prane lumit Buna i shoqeruar me disa miq te tij. Nga pakujdesia e perdorimit te armes se tij te gjahut cifte eshte veteplagosur.

Megjithe transportimin e tij te menjehershem ne Spitalin Rajonal te Shkodres Mehja ka nderruar jetesi rezultat i plageve te renda. Ekspertet e policise si dhe nga Prokuroria e Shkodres jane ne vendngjarje duke bere hetimet e rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›