E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder vijon situata dramatike

Bregu i liqenit te Shkodres ka perparuar edhe me ne thellesi te qytetit. Vetem ne 24 oret e fundit ujerat kane perparuar edhe 150 metra ndersa ne lagjen Xhabije dhe banesat e uleta ne zonat e Livadheve dhe Tophanes jane ne presence uji qe shkon deri ne nje meter.

Mengjesin e sotem ne keto zona leviznin vetem varkat e banoreve te zones te cilat jane te pakta ne numer per te perballuar nevojat qe ka popullesia atje.

Jane me mijera familje te bllokuara ne pallate dhe ne katet e dyta te ndertesave te zones. Ata tashme jane pa energji elektrike dhe uje te pijshem dhe cdo mjet jetese dhe ushqimet duhet qe ti marrin ne lagjet e tjera te qytetit duke levizur me varka ose edhe duke u futur ne uje kembe. Mjetet e medha te ushtrise dhe policise nuk mund te levizin ne keto lagje per shkak se rruget jane shume te ngushta.

Mundesia e vetme jane varkat. Nderkohe situate ne zonen e Nenshkodres eshte renduar akoma me shume.

Mbremjen e djeshme banoret e fshatit Smarish lajmeruan se argjinatura qe i mbronte nga uji Bunes shpertheu dhe ujerat vershuan ne banesat e tyre. Ata jane perpjekur te lajmerojne per ndihme duke qelluar edhe me arme ne ajer. Burimi permbytjes shkarkimet nga hidrocentrali Vaut te Dejes vijojne me intesitet shume te larte. Mengjesin e sotem shkarkoheshin mbi 2800 meter kub ne sekonde.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›