Rama Permbytjet ne Shkoder nga keqqeverisja
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret i eshte referuar serish permbytjeve ne Shkoder duke theksuar se kjo situate ndodh si pasoje e keqqeverisjes.
Sipas tij kryeministri berisha refuzon te ballafaqohet me situaten e krijuar nga permbytjet dhe kerkon te mbuloje deshtimin e tij.
Nderkohe Rama duke iu referuar debateve te djeshme ne Kuvend theksoi se parlamenti eshte kthyer ne vend turpi per shqiptaret.
Ne cilin vend mund te ndodhe qe perballe faktesh sado te kontestueshme per qeverine kjo qeveri te reagoje si nje llogore qe hedh vetem balte mbi opoziten theksoi Rama.