Kryetarja e Kuvendit Topalli ndjek nga afer gjendjen e fatkeqesise natyrore ne qarkun Shkoder
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli po percjell me shqetesim ore pas ore situaten ne terren ne zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres. Gjate dites se djeshme Kryetarja e Kuvendit bashke me kryeministrin Berisha inspektuan nga afer zona te prekura nga permbytjet duke u ndalur tek ura e Spathares komuna Gur i Zi komuna Bushat Mali i Jushit etj. Edhe nje here ata u bene thirrje banoreve te evakuohen ne menyre te menjehershme nga zonat e permbytura.
Ne bisedat me banoret kreu i qeverise theksoi se po merren te gjitha masat per evakuimin e banoreve strehimin e tyre si dhe tejkalimin e situates se renduar ne zonat e permbytura. Gjithashtu dje kryetarja e Kuvendit mori pjese ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave Civile e drejtuar nga Kryeministri i vendit Sali Berisha ku te pranishem ishin edhe anetare te kabinetit qeveritar Kryetari i Bashkise Shkoder etj.
Kryefjala e kesaj mbledhjeje ishin masat dhe gatishmeria e te gjitha forcave ushtarake speciale e policore per evakuimin e menjehershem te banoreve.