Shkoder vrasje per gjakmarrje

Autori ngjarjes eshte kapur vetem pak metra larg vendit eshte ngjarjes pasi aty rastesisht ndodheshin sherbimet e policise. Sipas policise dyshohet se ngjarja ka motive gjakmarrje. Viktima eshte shtetasi Dritan Prroni 28 vjec i cili ishte duke ecur pergjate rruges pendonale.
Atij i eshte afruar nje person me pistolete dhe e ka qelluar duke e plagosur ne kembe. 28 vjecari ka nxituar te largohet por agresori e ka ndjekur dhe ne mes te kalimtareve shumica nxenes dhe studente e ka qelluar serish ne distance te afert dhe e ka vrare.
Ndeersa qellonte ne drejtim te viktimes autori ka goditur rastesisht ne kembe edhe nje kalimtar duke e plagosur.
Ai ka hedhur armen ne toke dhe ka nxituar te largohet por eshte kapur nga policia e cila identifikoi shtetasin Mark Njemza si autor te vrasjes. Arma eshte sekuestruar ndersa dyshohet se vrasja eshte nje gjakmarrje pasi xhaxhai i viktimes kishte vrare ne vitin 2007 vellane e autorit te ngjarjes se sotme.