Akuzat per pedofili te shqiptarit protesta ne Dukat
Me parulla ne duar ata kane kerkuar pra kesaj konsullate te lirohet bashkqytetari i tyre i cili eshte arestuar ne Reggio Emilia te Italise me akuzen per pedofili.Ne kerkesat e banorve te dukej qarte nje perkrahje e bashkeqytetarit te tyre i cili sipas tyre per nje veprim qe kishte bere duke perkedhelur te birin e tij 5-vjecar eshte arrestuar nga karabiniere e Reggio Emilias.Ne perkrahje te banoreve ka qene dhe kryetari i bashkise se Orikumit Kanan Braho.
Pasi kane qendruar per nje ore perpara konsullates tre banore se bashku me kryetarin e bashkise Braho jane thirrur nga konsulli i Italise ne Vlore Sergio Strozzi.
Ne takim ata i jane shprehur konsullit se ky eshte nje veprim qe e bejne te gjithe banoret e Dukatit kur kane nje djale te vetem dhe nuk ka lidhje me pedofiline ndaj te birit te tij.
Protesta e banorve e cila zgjati gati nje ore eshte nderprere kur nga konsullata u premtoi se kete problem do ta shqyrtonte me instancat perkatese.