Durres organizohet Fest loje 2010
Muaji tetor edhe kete vit ka celur siparin e Fest Loje 2010 ne qytetin bregdetar te Durresit.
Femije te ardhur nga te gjitha trevat shqiptare si dhe nga vendet fqinje jane mbledhur ne Durres per te paraqitur para qytetareve durrsake larmine e veshjeve lojerave popullore dhe muzikes se zonave te tyre.
Simbolet trofe te aktivitetit jane ndare gjate nje ceremonie te organizuar qe ne mbremjen e pare te aktivitetit te kthyer ne tradite. Grupet artistike te femijeve nga rrethe te ndryshme nga Kosova Mali i Zi dhe Maqedonia jane sistemuar ne familje mikpritese te moshatareve te tyre durrsake.
Gjate diteve te Fest Lojes femijet do te demonstrojne lojera te ndryshme popullore dhe folklorin e zgjedhur te trevave nga vijne duke forcuar miqesine mes tyre dhe dhene mesazhin e percjelljes se tradites popullore nga njeri brez te tjetri.