Shkoder vritet me arme 30-vjecari
SHKODER 31 dhjetor 2010 - Vrasja e 30-vjecarit Albert Dhampiraj per hakmarrje si dhe vrasja aksidentale e nje 13-vjecari nga vellai i tij i mitur ne Puke ishin dy nga ngjarjet me te renda te ndodhura naten e nderrimit te viteve. Banoret e Shkodres u tronditen nga krimi i kryer ne komunen Rrethina nga adoleshenti 15-vjecar Isa Shpuza i cili qelloi per vdekje Dhampirajn dy vjet pas vrasjes se te atit. Vete Shpuza deklaroi gjate mases se sigurise se ai qelloi 30-vjecarin ne kushtet e vetembrojtjes duke thene se ishte viktima qe e qelloi i pari me arme zjarri ndersa ai iu kunderpergjigj. Deri ne perfundimin e hetimeve gjykata vendosi masen e arrestit me burg per adoleshentin nisur dhe nga historia e perplasjes se dy familjeve. Konflikti i pergjakshem mes tyre nisi pas refuzimit qe Hysni Shpuza i beri njerit prej vellezerve Dhampiraj per ti dhene vajzen 15-vjecare. r.d