E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten e plagosen dy taksiste kapen autoret

/ /

Grabitjet ndodhen me 29 dhe me 31 dhjetor te vitit qe lame pas. Krimi i pare ndaj taksisteve ka ndodhur ne afersi te 9-Katesheve ne Tirane ndersa grabitja e dyte pas Muzeut Historik Kombetar ne afersi te Piaces. Autoret e dy ngjarjeve dyshohet te jene 19-vjecari Hysen Daci dhe Gjon Gjoka 18 vjec banues ne Kamez. Policia tha dje se ka shpallur ne kerkim edhe dy bashkepunetoret e tyre te moshave 20 dhe 23 vjec. Sipas burimeve zyrtare taksistet qe kane rene viktime e grabitesve jane 44-vjecaret Qemal Tufa dhe Ilmi Sula. Ata kane mbetur te plagosur rende nga disa goditje thikash por pas ndihmes mjekesore e kane kaluar rrezikun per jeten. Pervec automjeteve qe jane gjetur te braktisura ne periferi te Tiranes autoret u kane vjedhur drejtuesve te mjeteve edhe sendet personale si dhe parate qe ata kishin fituar gjate dites. Policia tha se fillimisht ka gjetur te braktisur ne Zall-Mner taksine me targe TR 345 B ne pronesi te Qemal Tufes. Pas arrestimit te autoreve dhe verifikimit te provave shkencore te dyshuarit rezultuan autore edhe te grabitjes se taksistit tjeter pronar i makines me targe TR 411 C e cila u gjet e braktisur. Policia tha se pas sekuestrimit te makinave ka bllokuar ne cilesine e provave materiale edhe dy thika maska doreza si dhe sende te tjera qe kane sherbyer per keto vjedhje me dhune.
GRABITJET
Mbremjen e 29 dhjetorit 2010 kater persona kane hipur si pasagjere tek 9-Kateshet ne taksine e verdhe me targe TR 345 B ne pronesi te Qemal Tufes dhe i kane kerkuar ti dergonte deri ne Kamez. Ende pa arritur ne destinacion te rinjte kane nxjerre thikat dhe duke e kercenuar taksistin e kane drejtuar ate per ne Zall-Mner ku me pas e kane detyruar te zbrese nga makina. Pasi kane hasur ne rezistencen e 44-vjecarit Tufa i cili nuk ka pranuar tu bindet urdhrave te grabitesve te dyshuarit e kane goditur ate disa here me thika dhe pasi i kane vjedhur sendet dhe parate qe kishte ne xhepa jane larguar me makinen e tij duke e braktisur disa metra me larg. Te njejtet persona kane perdorur te njejten strategji edhe me nje tjeter taksist naten e Vitit te Ri me 31 dhjetor. I kane kerkuar taksistit Ilmi Sula qe tu sherbente me makinen e tij me targe TR 411 C duke hipur ne rrugen Gjin Bue Shpata mbrapa Muzeut. Gjate udhetimit serish kane ndryshuar destinacion duke e plagosur edhe taksistin Sula te cilit i kane vjedhur 100 mije leke te vjetra sendet personale me pas edhe makinen qe gjithashtu u gjet e braktisur nga policia.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›