E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje vidhet kasaforta me 15 mln leke e emigrantit

/ /

Sipas policise ngjarja ndodhi ne oren 21 te se henes ndersa grabitesit kane perdorur nje menyre te sofistikuar per te arritur qellimin e tyre. Policia ne nje komunikim zyrtar beri te ditur se grabitesit jane munduar te detyrojne familjaret e Bashkim Mehes qe te dalin nga banesa dhe kete e kane arritur duke u vene flaken dy automjeteve te parkuara qe ishin ne pronesi te kesaj familjeje. Sapo kane pare flaket ne oborr te gjithe kane lene shtepine dhe jane kane filluar perpjekjet per te shpetuar automjetet. Ky ka qene edhe momenti kur grabitesit kane perfituar nga situata dhe kane hyre ne banese. Sipas policise grabitesit mendohet te kene qene dy persona kane rrembyer nje kasaforte dhe jane larguar me shpejtesi. Pasi kane siguruar parate e kane hedhur ate. Kryefamiljari ka pohuar se brenda saj ndodheshin 15 milione leke. Mbremjen e dates 3 janar persona te paidentifikuar u kane vene zjarrin dy automjeteve njerit tip Ford me targa LU 0273 C dhe mjetit tip OPEL pa targa ne pronesi te shtetasit Bashkim Meha. Me pas keta persona duke perfituar prej largimit te familjareve nga banesa e tyre ne drejtim te automjeteve per shuarjen e zjarrit jane futur ne banesen dykateshe dhe kane marre prej aty nje kasaforte ne te cilen sipas deklarimit te kryefamiljarit ndodheshin 15 milione leke te reja ka pohuar policia. Nderkohe nga keqyrja e vendit te ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi djegia e dy automjeteve te lartpermendura dhe ne nje distance rreth 500 m nga banesa u gjet e braktisur kasaforta artizanale prej llamarine e hapur me mjete te forta. Nga deklarimet e para mesohet se nje pjese te parave ishin sjelle nga emigranti pak dite para Vitit te Ri me qellim blerjen e nje shtepie ndersa kishin ne pronesi dhe nje ferme me mbareshtim gjedhesh. Familja nga fshati erme prej vitesh e kishte kryefamiljarin ne emigracion. Ai kishte ardhur ne vendlindje per festat e fundvitit. Nderkohe policia ka marre ne pyetje edhe te afermit e familjes si dhe banore te zones qe kishin dijeni per kthimin ne shtepi te tij dhe pranine e parave aty. Menjehere pas denoncimit policia e Komisariatit Lushnje po punon intensivisht per identifikimin e kapjen e autoreve si dhe dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kane kaluar Prokurorise se Lushnjes per vepren penale Vjedhje dhe Shkaterrim i prones me zjarr.

LUSHNJE/ MAJLINDA RAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›