Shkoder vritet me arme 46 vjecari

Kujtim Vajushi 46 nga Shkodra është vrarë rreth orës 9 e 30 minuta në lagjen Zdrale të Shkodrës nga persona të pa identifikuar. Nga burime policore mësohet se 46 vjeçari pasi ka ndaluar automjetin e tij me qëllim për të kryer blerjet e ditës. Sapo ka dale nga automjeti dhe është drejtuar drejtë një tezge për të blerë dy persona me motoçiklete dhe me skafandra në kokë i janë afruar dhe kanë shtënë ndaj tij duke e lënë të vdekur. Policia në vend ngjarje po heton disa pista por më kryesorja është ndonjë konflikt i vjetër mes autorëve dhe viktimës. Kujtim Vajushi është edhe pronar i një lokali në Shkodër për cka edhe po hetohet rrethe rrethanave të mundshme. Kujtim Vajushi është viktima e dytë e vrasjes në Shkodër gjatë këtiuj muaji. Disa ditë më parë në Berdicë të Shkodrës u vra nga Hil Gjoni shtetasi Lazer Paloka.