E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder zyrtarizohet marreveshja PS-LSI per zgjedhjet

PS dhe LSI zyrtarizuan sot aleancën e tyre të bashkëpunimit. Edi Rama dhe Ilir Meta firmosën në Shkodër Kartën e Parimeve që ka si objektiv kryesor integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda dy mandateve.

Ora shënonte 17:09 kur Edi Rama dhe Ilir Meta hodhën firmat mbi marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre.
Socialistët europianë prapa krahëve të tyre ishin korniza e një skene që u finalizua me shtrëngimin e duarve. Ndërsa Teatri Migjeni, I tejmbushur, shpërtheu në duartrokitje I cliruar. (efekt duartrokitjet)

Ralf Gjoni nga LSI dhe Taulant Balla nga Partia Socialiste, rreshtuan pikat kryesore të asaj që u cilësua Karta e Parimeve. Titull domethënës për themelin e një bashkëpunimi që u akuzua që në fillim si I pamoralshëm.

Paprekshmëria e votës, kthimi i dy partive në një forcë progressive që mëson nga gabimet e së shkuarës, transparenca në qeverisja dhe autonomia e Parlamentit ndaj ekzekutivit janë disa prej pikave kyçe. Ndërsa anëtarësimi në Bashkimin Europian brenda dy mandateve, është objektivi madhor.

Në përfundim, Rama evitoi gazetarët, ndërsa Meta shprehu shpresën që kjo firmë të jetë një ogur i mirë për vendit.

Përveç aleatëve tradicionalë si Paskal Milo, Skënder Gjinushi dhe Petro Koçi, të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes ishin edhe Pandeli Majko e Arben Malaj, dy prej prej zërave skeptikë ndaj paqes mes Ramës e Metës.

Konferenca rajonale e Partive Socialiste Evropiane
Socialistët dhe socialdemokratët nga vendet e rajonit dhe nga Europa u mblodhën në Shkodër në Konferencën rajonale të Partive Socialiste Europiane. Në qendër të Konferencës është mbështetja për integrimin e rajonit të Ballkanit, si dhe bashkëpunimi rajonal.

Gjatë punimeve të kësaj konferencë të së majtës, theksi është vënë tek objektivat e socialistëve në rajon, për institucione të pavarura dhe kohezion shoqëror.

Berisha: Ata u themeluan partinë, ua rithemeluan.Nënshkruan epitafin e Rilindjes
Kryeministri Berisha ka komentuar marrëveshjen PS-LSI duke e përkufizuar si Epitaf i Rilindjes.
Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet në kuadër të Ditës së Tokës, shefi i qeverisë tha se ata që ua themeluan partinë, ua rithemeluan përsëri.

”Sot ne Shkoder majtistet firmosen epitafin e Rilindjes mavi. Per koincidence apo ironi te fatit pikerisht ata qe ua themeluan partine ne nentor te vitit 1941, jua rithemeluan ate ne prill te vitit 2013.
Gazetaret dhe kronikanet e partive te tyre, qe po kerkonin me ngulm ne çdo qoshe, dhome, madje dhe tualet te nderteses hijet e Dushan Mugoshes apo Bllazho Jovanovicit si deshmitare te aktit te rithemelimit, u qetesuan kur mesuan se ne mungese te tyre aktin e rithemelimit te Partise roze mavi e kishin formuluar me kujdesin ateror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha. Ndersa per hymnin e ketij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosoven te Goran Bregovic, te njeriut qe Rama i vari Çelesin e Arte te kryeqytetit te Shqiperise kur ishte kryetar i Bashkise se Tiranes”- thuhet ne mesazhin e kryeminstrit.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›