E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Fjalimi im ne OKB histori suksesi per Shqiperine

Kryeministri Sali Berisha, që në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ka bërë të ditura detajisht të gjithë arritjet e një axhende tepër të ngjeshur dhe të rëndëishme në kuadër të punimeve të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. 

Duke e cilësuar Nju Jorkun si kryeqytetin e botës, kryeministri Berisha tha se “ që para nisjes delegacioni shqiptar përcaktoi drejtimet themelore të punës së tij në Nju Jork”.

“ Drejtimi i parë ishet veprimtaria politike për të paraqitur para zyrtarëve të botës dhe Europës, arritjet e Shqipërisë, vizionet dhe përpjekjet. Drejtimi i dytë ishte lobimi me të gjithë potencialin e mundshëm për njohjen e pavarëisisë së Republikës së Kosovës. Brenda drejtimit të dytë, shumë e rëndësishme ishte është organizimi i Forumit të Parë Amerikan për biznesin në Shqipëri, që u mbjat pikërisht në Nju Jork, kryeqytetin botëror të biznesit dhe afarizmit. Drejtimi I tretë, janë takimet intensive me drejtuesit kryesorë të koorporatave të këtij qyteti të madh, të cilët ishin të interesuar në energji, minierat, HI TECH, etj. Por po aq e rëndësishme është edhe paraqitja në media, për të paraqitur Shqipërinë, arritjet, përpjekjet e saj para publikut amerikanë, nju- jorkez dhe të gjithë botës përmes medias botërore”, është shprehur kryeministri Berisha në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. (VIJON )

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›