E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, digjetlagjija e romëvebanorët në panik

SHKODËR- 50 cadra të komunitetit Rom kanë marrë flakë pasditen e sotme, pas një shkëndije elektrike të shkaktuar nga luhatja e energjisë elektrike. Zjarri ra fillimisht në njërën prej tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi shumë pranë liqenit të Shkodrës, nga ku raportohet se situata nuk është aspak nën kontroll, pasi era përbën rrezik për përhapjen e flakëve.

Zjarrfikësit dhe forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Zjarri ka shkaktuar panik edhe tek banorët, ndërsa nuk raportohen viktima, apo të plagosur nga zjarri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›