E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Brendavitit strategjia përreformën në drejtësi

TIRANë - Ministria e Drejtësisë ka publikuar sot draftin lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë.

“Prezantimi i kësaj Strategjie synon jo vetëm kristalizimin e parimeve, qëllimeve dhe objektivave mbi sistemin e drejtësisë, por mbi të gjitha bashkërendimin dhe koordinimin institucional në një të vetëm”, theksoi Nishani.

Duke përmendur disa prej synimeve kryesore në këtë drejtim, si rritja e aksesit në drejtësi, rritja e besimit të publikut në drejtësinë shqiptare, etj, ministri Nishani tha se kjo reformë është pjesë e qëllimeve të qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës.

Ai ka sqaruar se pika kyçe e këtij dokumenti është përmirësimi i shërbimeve në sistemin e drejtësisë. Hartimi i kësaj strategjie e pa-finalizuar ende, ka nisur nga identifikimi i problematikës prej së cilës vuan sistemi i drejtësisë.

Pavarësia dhe paanësia e pushtetit gjyqësor, përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe aktorëve të tjerë ndaj Kushtetutës dhe Ligjit; rritja e aksesit për qytetarët në drejtësi; rritja dhe konsolidimi i transparencës së të gjithë veprimtarisë së sistemit të drejtësisë, janë disa nga parimet që ka shpallur ministri i Drejtësisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›