Shkodër,zhvendoset busti i "5 heronjve të Vigut"

Busti i "5 Heronjve të Vigut" që prej ditës së sotme nuk do të qëndrojë më në qendër të qytetit të Shkodrës. Vendimi i Këshillit Bashkiak i qytetit, i cili pak muaj më parë vendosi zhvendosjen e tij në varrezat e Dëshmorëve, është zbatuar që në orët e para të mëngjesit ku dy fadroma dhe një vinç të ndërmarrjes komunale të bashkisë kanë ka bërë shkuljen e tij. Tashmë në vend të pesë heronjve do të ndërtohet një shatërvan. Por ky vendim ka ngjallur edhe pakënaqesinë e qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak. Ky bust ishte vendosur në qendër të Shkodrës që në vitin 1982 në kujtim të pesë luftëtarëve të vrarë në përpjekjeve për të përhapur idetë komuniste.