Shkodër, zhvendosen "5 herojtë e Vigut"
Nga Suela Gera
Një shatërvan do të zërë vendin e lënë bosh nga heqja e monumentit të“5 Herojve të Vigut" nga qendra e Shkodrës. Ndërtimorët ndërmorën sot aksion e zhvendosjes së monumentit.
SHKODER- Pas 25 vitesh qëndrim në qendër të Shkodrës , monumenti i “5 Herojve të Vigut” është transferuar sot në ambientet e Varrezave të Dëshmorëve ku do të qëndrojë për shumë vite të tjera. Vendin e tij në rreth rrotullimin e sheshit kryesor të Shkodrës, që mban të njëjtin emër, tani e tutje do ta zëvendësojë një shatërvan.
Policia ndërtimore ndërmori sot paradite aksionin e zhvendosjes së monumentit deri pak kohë më parë një pikë referimi për orientimin e qytetarëve. Vendimi për zhvendosjen e “5 herojve të Vigut” u mor nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës në shtator të 2008. Pas shumë debatesh pro dhe kundër, me 27 vota pro dhe 9 kundër u vendos përfundimisht zhvendosja e tij në Varrezat e Dëshmorëve.
Këshilltaret e majtë mbronin tezën se zhvendosje bëhet për të denigruar veprën e tyre gjatë luftës. Ndërsa këshilltarët e djathtë deklaron se heronjtë do të nderoheshin pasi do të shkojnë tek varrezat e Dëshmorëve.
Monumenti në nder të Ahmet Haxhisë, Naim Gjylbegut, Ndoc Mazit, Ndoc Dedës dhe Hydajet Lezhës të vrarë në gusht të 1944, në Vig Mnelë të Mirditës, i larë në bronx u ndërtua nga skulptori Shaban Haderi para viteve 1980. Në fillim ai ishte vendosur në lagjen Parrucë të Shkodrës, por më pas në muajin gusht të 1984, monumenti u vendos në qendër të qytetit, ku ndodhet dhe Teatri “Migjeni” .
Vendimi për heqjen e monumentit të "Pesë Heronjve" të Shkodrës kaloi më parë në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, kur kryeministër ishte Fatos Nano. Në 2004 KKRRTSH-ja aprovoi projektin e ri të prezantuar për ndryshimin e qendrës së qytetit të Shkodrës dhe lëvizjen e monumentit në një tjetër vend.
(BalkanWeb)