E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në mbrojtje të veprës së Spiro Kolekës dhe Kristaq Ramës

Shikojeni këtë foto o njerëz! I takon vitit 1946. Është shumë domethënëse. Në këtë varkë të vogël të improvizuar nga gdhendja e një druri, ka hipur ministri i Punëve Botore, Spiro Koleka. Në shoqërinë e katundarit që i prin rrugën me lopatë, ministri është në krye të inspektimit që do sillte procedimin penal për kolegët e tij inxhinierë ndërtimi të cilët do akuzoheshin si “sabotatorë” për shkakun se komunistët e Shqipërisë kishin vendosur të akuzonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe diplomatët e saj në Tiranë si organizatorë të asaj që kishte “ndodhur” në liqenin e Maliqit. Nuk ishin pak vitet, por qysh prej 20 të tillave që kërkohej të thahej ai liqen i quajtur edhe “kënetë”. Nuk mund të thahej me “fushata” e aksione pasi çdo gjë kërkonte kohën e vet. E megjithatë, regjimi inxhinierët më të mirë i shpalli “armiq” e “sabotatorë”, ndërsa ekzekutoi për ta një vdekje të standardeve mesjetare, duke i vrarë botërisht në sy të popullit të qytezës së vogël të Maliqit. Spiro Koleka kishte nderin pra të “kontribuonte” në këtë proces që çoi në këto marrje jetësh. Por rolin e tij ai do ta vazhdonte edhe në procesione të tjera për t’u mbyllur në nxirjen e jetës së ish-dhëndrit të tij, të cilit i dha vite të tëra burgu për tekat që i vinin e i iknin, duke demonstruar edhe hakmarrjen më primitive që do të mund të mendohej. Por nuk kishte ky akti i fundit. Kur Komiteti Qendror i Partisë së Punës, në kushtet e trysnisë së brendshme e të jashtme pranoi sistemin shumëpartiak në vend, nga dy votat kundra, njëra ishte e Spiro Kolekës, i cili i bënte kështu mbylljen më të keqe të asaj që kishte filluar në Maliq.
Por probleme të tjera kishte pasur Edi Rama edhe me babanë e tij, Kristaqin. I zgjedhur përjetësisht si deputeti i Durrësit, i pranishëm gjithnjë në krah të Nexhmije Hoxhës në mbledhjet e Kuvendit Popullor, Kristaq Rama ishte në vitet 1987 – 1991, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (organ kolegjial që kryente rolin e kryetarit të shtetit). Kristaqi përveç të tjera do hynte në histori si firmëtari i dekretit që çoi në varje në litar Havzi Nelën, poetin që është i fundit i ekzekutuar për motive politike në mbarë lindjen komuniste. Standardi që përcaktoi raportin e Kristaqit me diktuarën komuniste, si njëri prej lustraxhinjve më të njohur të atij regjimi, nuk kishte si të mos jepte efektin më të madhe edhe mbi Edi Ramën, sikurse shihet edhe tani me të me rastin e hyrjes në fuqi të ligjit të pastërtisë së figurës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›