Shkodra “shënon” sërish djathtas

I gjithë numërimi i votave përfundoi sot në orët e para të mëngjesit. Kryetari i KZAZ- nr. 40, Zamir Llazani, përfaqësues i PD, në bazë të rezultateve të arritura, shpalli zotin Luka, kryetar të Bashkisë së Shkodrës.
Nga numërimi i votave, Luka mori 20.798 vota, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste, Genc Uruçi, mori 11.227 vota. Nga të dhënat e rezultateve, kandidati demokrat ka marrë 9571 vota më shumë, rezultat ky më i thellë se në zgjedhjet e shkuara.
“Sot në Shkodër kemi festë, sepse realizuam atë çka është më e rëndësishmja arritëm ato standarde që sot na afrojnë më shumë me Evropën. Jam i lumtur se qytetarët e mi më votëbesuan një mandat të dytë, që më obligon më tepër me përgjegjësi për t’ju përgjigjur të gjitha premtimeve dhe qytetarëve të Shkodrës për një jetë më të mirë. Të gjithë shkodranët sot kanë fituar një të ardhme më të sigurt dhe për këtë do punojmë të gjithë së bashku”, tha kryetari i bashkisë Lorenc Luka.
/S.Ll/Start/
2011-05-12 09:41