Mustafaraj: PS po bllokon numërimin në tre njësi bashkiake

“Kryetari i Partisë Socialsite, Edi Rama hedh akuza të pabaza ndaj numëruesve të Partisë Demokratike duke përfshirë së fundit edhe ata të koalicionit. Partia Demokratike i bën me dije opinionit publik dhe vëzhguesve ndërkombëtar se nuk ka pasur asnjë pengesë nga ana e numëruesve të PD jo vetëm në njësinë 5 por edhe në të gjitha njësitë e tjera”, theksoi zëdhënësja Albana Mustafaraj.
Sipas saj, Partia Socialiste po bëhet pengesë e numërimit të votave në disa njësi. “Ju bëjmë me dije se në njësitë bashkiake nr 8, 9 dhe 11 të kryeqytetit, numëruesit e Partisë Socialiste janë jashtë vendeve të tyre të punës. Partia Demokratike garanton qytetarët se do të lexohet çdo votë e tyre”, vijoi ajo.
Në përfundim, PD garantoi të gjithë qytetarët e Tiranës se çdo votë e tyre do të numërohet dhe lexohet me korrektesë dhe se asnjë vullnet i mbrapshtë nuk mund të devijojë dot verdiktin e zgjedhësve shqiptarë. /S.Lleshi/Start/
2011-05-12 10:52