Shkodra dhe Korca përfshihen nga reshjet e dëborës
KORCE-SHKODER-Reshjet e borës kanë përfshirë sot një pjesë të mrië të vendit, duke zbardhur dhe qytetet e Shkodrës dhe Korcës.
Korcë
Moti i ftohtë, me reshje dëbore, ka përfshirë të dielën qarkun e Korçës, në juglindje të vendit. Sipas shërbimit metrologjik të Komandës Ushtarake Mbështetëse në Korçë, nga orët e para të mëngjesit të sotëm rajoni në juglindje të vendit është përfshirë nga temperaturat e ulëta nën zero gradë celcius dhe nga reshjet e dëborës.
Në qytetin e Korçës, trashësia e borës ka arritur në 5 cm, ndërsa në fshatrat turistik të Dardhës dhe Voskopojës 20 cm.
Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Nacionale, Kreshnik Zgjani, akset rrugore Kapshticë-Korçë, Korçë- Qafëthanë dhe Korçë- Ersekë janë të kalueshme nga automjetet dhe qarkullimi bëhet pa vështirësi.
Në Qafën e Qarrit dhe në Qafën e Thanës, trashësia e dëborës arrin deri 20 cm dhe dëbora është pastruar nga mjetet e vëna në gadishmëri, megjithatë qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Shkodër
Në Shkodër, reshjet e dëborës kanë zbardhur të dielën në mëngjes qytetin. Reshjet vazhdojnë të bien edhe në mesdite, por me intesitet të ulët, dhe për momentin trashësia e saj është e papërfillshme.
Sipas meteorologëve situata parashikohet të përkeqësohet në orët në vazhdim dhe nëse nuk do të shoqërohet me reshje shiu, trashësia e borës do të rritet.
Strukturat e bashkisë së Shkodrës po monitorojnë situatën në terren, ndërkohë që mjetet e specializuara janë në gatishmëri për çdo të papritur.
Sipas informacioneve nga shtabi i emergjencës civile në prefekturën e Shkodrës, reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë ditës së sotme dhe komunat malore të qarkut të Shkodrës, ndërkohë që Drejtoria Rajonale e Rrugëve po punon për të mbajtur nën kontroll akset rrugore për një qarkullim normal të automjeteve.
Policia e qarkullimit rrugor ka shtuar patrullimet duke kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të kenë me vete pajisjet dimërore.
Gjithsesi dëbora e parë për këtë vit në Shkodër duket se ka argëtuar banorët e qytetit, kryesisht të rinjtë dhe fëmijët, të cilën kanë nxituar të luajnë me topa bore, apo edhe të fiksojnë kujtime në aparatet fotografikë.
(d.b/BalkanWeb)