Shkodra dhe Kukësi, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankimimet e PS-LSI-së
Tiranë- Kolegji Zgjedhor do të mblidhet sërish të martën në orën 14:00 për të shqyrtuar kërkesat ankimore, të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për qarkun e Shkodrës dhe qarkun e Lezhës.
Në ankesën e saj, Partia Socialiste kërkon që për qarkun e Shkodrës të merret vendim i njëjtë si në rastin e Lezhës, pasi sipas saj, vendimmarrja e KQZ-së për rinumërim nuk është e ligjshme.
Gjithashtu, ankimimi i LSI-së, për rezultatin e qarkut të Kukësit konsiston në pretendimin e saj se mund ta marrë mandatin e katërt në këtë qark dhe jo PD-ja, pasi rezultati është shumë i ngushtë me vetëm 15 vota.