E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Arrestohet një 48-vjeçar, tentoi të vriste bashkëshorten me sëpatë

policia-2Tiranë- Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e kryeqytetit teksa po tentonte të vriste të shoqen me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozë të Tiranës, teksa policia ka ndaluar një tjetër krim në familje ku përsëri viktimë e dhunës ka qenë një grua.

Burimet policore bëjnë me dije se shtetasi i ndaluar është 48-vjeçari Bashkim Hysa.

Gjatë momentit të ndalimit, Hysa po ushtronte dhunë me sëpatë mbi bashkëshorten e tij, Vjollca Hysa.

Menjëherë kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe 48-vjeçari është shoqëruar në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›