Shkodra, jo më "delja e zezë" e KESH, faturimi arrin 75%
Gjatë analizës së punës njëvjeçare të OSSH-së së Shkodrës, u pohua se si rrallëherë, niveli i faturimit të energjisë elektrike nga abonentët familjarë në vitin 2008, arriti në 78 për qind.
SHKODER- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në Shkodër ka shënuar rezultatet më pozitive në nivelin e arkëtimeve, gjatë 18 viteve të postdiktaturës". Kështu ka deklaruar drejtori rajonal, Nesti Kiri gjatë analizës së punës njëvjeçare të OSSH-së së Shkodrës. Në këtë analizë, në të cilën ishin të pranishëm krerët lokalë si dhe drejtori i Përgjithshëm i OSSH-së, Sait Dollapi, u pohua se si rrallëherë, niveli i faturimit të energjisë elektrike nga abonentët familjarë në vitin 2008, arriti në 78 për qind. Ndërsa, është folur mbi investimet e mëdha në rrjetin e energjisë, Dollapi ka vlerësuar arritjet e shënuara për sa i përket masës së arkëtimeve dhe zvogëlimit në rrjet. Duke iu referuar arritjeve pozitive, kreu i OSSH-së, Sait Dollapi u shpreh se "kjo tregon se e keqja në Shkodër nuk ka ardhur nga abonentët, por nga puna jo e mirë nga vetë stafet e kësaj ndërmarrjeje gjatë viteve të kaluara".
ANALIZA
Për shumë vite radhazi (pas vendosjes së demokracisë në vendin tonë) është konsideruar si një ndër zonat më problematike për sa i përket faturimit të energjisë elektrike dhe humbjeve në rrjet. Pagesa nga konsumatorët familjarë apo dhe bizneset ishte e vogël, ndaj dhe KESH-i aplikoi kufizime drastike. Por gjatë dy viteve të fundit, Shkodra nuk mund të konsiderohet më si "delja e zezë" e KESH-it. Shifrat e bëra publike gujatë analizës së djeshme nga drejtori i OSSH-së së Shkodrës, Nesti Kiri, janë vërtet premtuese se situata sa vjen dhe po përmirësohet. Sipas Kirit, viti 2008 shënoi nivelin më të lartë të arkëtimeve që nga viti 1990.
"Vitet e kaluara, në mbyllje të bilancit vjetor ne kemi dalë me humbje. Ndërsa për 2008-ën, duhet thënë se është viti i parë që kemi dalë me një bilanc tepër pozitiv. Gjatë kësaj periudhe u grumbullua shuma prej 58 milionë e 562 mijë lekësh", - është shprehur kreu i OSSH-së së Shkodrës. Sipas tij, po gjatë vitit të kaluar u ulën në 10 për qind shpenzimet që ka pasur zona e shpërndarjes, duke e krahasuar jo vetëm me planin, por dhe me vitin 2007.
SAIT DOLLAPI
"Rezultatet tregojnë se të keqen nuk e kemi pasur tek abonentët. Ky staf, këta punonjës duhen përgëzuar për rezultatet, të cilat tregojnë se kur duan të punojnë, kur duan të kryejnë siç duhet dhe me përgjegjësi detyrat e ngarkuara; kur njerëzit janë të përgjegjshëm e të ndershëm në punë, rezultatet do të vijnë ashtu siç kanë ardhur", - ka deklaruar Sait Dollapi. Ai tha se faktori subjektiv ose faktori punonjës është vendimtar në kapjen e rezultateve. "Nuk do të lejoj që nga drejtuesit, administrata e deri tek përgjegjësit e ekipeve faturuese e elektricistë, të ketë rënie në rezultatet e deritanishme. Kërkoj me insistim vetëm rritje të treguesve në punë", - u shpreh Dollapi.
PENALIZIMI
Gjatë analizës së punës për 2008-ën, u diskutua dhe për problemet e krijuara nga punonjësit e OSSH-së, që kanë sjellë në disa raste keqmenaxhim dhe shpërdorim të detyrës. Drejtuesit e OSSH-së duke evidentuar problemet e hasura vitin që shkoi, kanë marrë masat e duhura duke caktuar dhe limitet kohore, në të cilat punonjësit duhet të kryejnë në mënyrën e duhur detyrën e ngarkuar nga Drejtoria zonale Shkodër. Drejtori Nesti Kiri garantoi para të pranishmëve se gjatë vitit 2009, personat që do të abuzojnë në punë dhe me energjinë elektrike, do të çohen për ndjekje penale për çdo shkelje.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)