E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkodra mirëpret turistë nga e gjithë bota, vizitojnë kalanë dhe atraksione të tjera

Krahas alpeve, qëndrimi në qytetin e Shkodrës ka impresionuar turistët. Ata thonë se Shkodra ka atraksione të mëdha duke veçuar kalanë dhe monumentet e tjera.

“Kjo është hera e parë që vi në Shkodër. Të gjitha vendet janë interesante këtu, liqeni, xhamia, katedrale”, tha turisti.

“Jam nga Anglia, Neucastle në Uells, dhe kjo është hera ime e parë në Shqipëri. Kam vizituar Tiranën, Shkodrën, dhe kam shkuar në male dhe në plazhe, që ishin shumë të bukura. Në fillim shkova në male dhe në plazh, kështu që është mirë tani të kthehem në qytet për ndryshim. Mendoj se është shumë mirë, shumë mirë”, tha turisti.

“Jam Nga SHBA. Është hera e parë këtu. Po, më pëlqen. Është bukur”, shprehet turistja.

Të ardhur nga shtete të ndryshme, Shkodra tashmë është kthyer në një vend qëndrimi disa ditor për të huajt.

“Kam qëndruar tashmë gjashtë ditë këtu, tani po shkoj në Podgoricë dhe do të rikthehem sërish”, shprehet turisti.

“Mendoj se atmosfera është shumë e mirë. Është shumë mirë të vizitosh vende të ndryshme. Kam shijuar vizitën në kala dhe në qytetin atje”, shprehet një tjetër turist.

Nga kalaja madhështore deri tek rrugicat e vjetra me gjurmë historie, çdo cep i Shkodrës u ofron turistëve diçka për t’u zbuluar. Ndërkohë që edhe këtë vit, Thethi mbetet destinacioni më i kërkuar.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›