E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zhvillimi i turizmit në Memaliaj, çelen rreth 20 biznese të tjera përgjatë këtij viti

Zhvillimi i turizmit në Bashkinë Memaliaj ka rritur ndjeshëm interesin e banorëve për të çelur biznese të reja në këtë sektor.

Gjatë këtij viti janë hapur rreth 20 subjekte të reja, duke sjellë gjallëri në aktivitetin ekonomik lokal. Këtë e bën me dije Valde Xhelollari, specialiste pranë Zyrës së Tatim-Taksave në Bashki.

“Rritja e turizmit në Memaliaj ka treguar një interes përgjatë lumit Vjosa ku gjatë verës ka rritur interesin për çeljen e bizneseve të reja. Përveç hapjes së bizneseve sezonal kemi dhe kërkesa për bujtina për akomodimin e turistëve”, shprehet Xhelollari.

Sipas saj, aktualisht në territorin e kësaj bashkie ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 120 biznese të vogla dhe 10 të mëdha, të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të zonës. Ajo u bën gjithashtu apel subjekteve debitore që të shlyejnë detyrimet e prapambetura ndaj bashkisë.

“I bëj apel thirrje subjekteve debitorë të paraqiten në bashkinë Memaliaj qe të bëjnë pagesat e detyrimeve pasi në këtë mënyrë shmangin edhe kamat vonesat“, tha ajo.

Zhvillimi i turizmit dhe rritja e numrit të bizneseve në Bashkinë Memaliaj po sjell një gjallëri të re ekonomike në zonë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›