Maqedonia, Nimic qendron sot ne Athine
ATHINE- Ndërmjetësi i OKB-së për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin rreth emrit, Metju Nimic do të qëndrojë sot në Athinë, pas vizitës së tij dy ditore në Shkup.
Ky do të jetë kontakti i parë i drejtpërdrejtë i Nimicit me qeverinë e re greke, e cila u formua pas zgjedhjeve në tetor të vitit të kaluar.
Zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, Grigoros Delavekuras deklaroi dje se Greqia pret nga Nimici t'i dëgjojë rezultatet nga vizita e tij e fundit në Maqedoni dhe të parashtrojë pikëpamjet e tij për kontestin.
Delavekuras përsëriti se Athina angazhohet për zgjidhje të kontestit me harmonizim të një emri për përdorim të përgjithshëm, i cili do të përfshijë "përcaktim gjeografik".
Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se tani është koha e vërtetë që të zgjidhet çështja e emrit.
"Siç e dini viteve të kaluara kam dhënë shumë propozime, shumë nga të cilat janë ende në tryezë dhe ishin tema të bisedës dhe do të mund të ishin pjesë e zgjidhjes. Pjesët e zgjidhjes janë mirë të njohura, por megjithatë akoma nuk ka zgjidhje të plotë" ka nënvizuar Nimic.
Maqedonia ka mbetur në vend në integrimet euroatlantike për shkak të kundërshtimit grek. Diplomatët thonë se zgjidhja duhet të vijë shpejt që vendi të vazhdojë rrugën e integrimeve.
Greqia insiston në ndryshimin e emrit të Maqedonisë, të cilit do të duhet t'i bashkangjitet një referim gjeografik dhe i cili, sipas qëndrimit grek, do të përdorej në të gjitha nivelet. Pas vizitës dy ditore në Maqedoni, Nimic do të udhëtojë drejt Athinës.
(s.g/BalkanWeb)