Shkodra plot ngjyra dhe muzikë/ Vizitorë të huaj dhe vendas shijojnë karnavalet

Karnavalet e Shkodrës e kanë kthyer kryeqendrën e veriut në një pikë referimi gjatë këtyre ditëve.
Festa ka sjell në Shkodër vizitor jo vetëm nga vendi, por edhe të huaj të cilët kanë shijuar karnavalet.
Eduardo është nga Meksika dhe ka mbi një muaj që ndodhet në Shqipëri, por ka ardhur në Shkodër enkas për të marrë pjesë në festën e Karnavaleve.
” Jam nga Meksiko, ka rreth një muaj që ndodhem në Shqipri. Sot erdha së bashku me një grup miqsh nga vende të ndryshme të botës për karnavalet. Jane të mrekullueshëm. Sidomos kjo muzika latine në sfond. Kanë shumë ngjashmëri me karnavalet që mbahen në Meksikë. Unë po kënaqem”.
” Jam nga Shtetet e Bashkuara, po kënaqem më pëlqen shumë kjo atmosferë dhe erdhëm nga Tirana që të marrim pjesë në karnavale”, tha Shelby.
Karvani me statujat butaforike, me disa nga simbolikat e qytetit të sjella në një formë shpotitëse kaloi nëpër rrugët e Shkodrës…
Peter, 7 vjeçari nga Mali i Zi tregon çfarë i pëlqen më shumë nga karnavalet.
“Më pëlqyen më së shumti këta fëmijët që bëjnë fletën..”
Karnavalet e Shkodrës zanafillën e kanë në vitin 1860. Pas vitit 1945 festimi i tyre u ndërpre për tu rikthyer me fillimin e viteve 1990.