E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra po clirohet ngadale prej ujit

Sipas te dhenave me te fundit situata eshte e stabilizuar deri diku dhe shume rruge jane bere te kalueshme.

Uji eshte terhequr kryesisht ne ato zona ku jane prekur nga lumi Drin si ne komunat Kuc ndersa renie te ndjeshme te nivelit ka edhe ne Ashte ne disa zona te komunes Busha si dhe ne lagjen Bahcallekt te qytetit te Shkodres.

Harku i Berdicet tashme eshte i cliruar nga uji duke bere te mundur kalimin e automjete. Zedhenesi i Komitetit Nderministror te Emergjencave Civile Leonard Olli informoi se ka nje ulje jo vetem te nivelit dhe terheqjes se ujit nga keto zona por ka edhe nje ulje te nivelit te Bunes nderkohe qe edhe prurjet ne kaskaden e Drinit shenojne nje ulje te lehte.

Ne se ne ditet ne vijim do te vazhdoje kjo situate sasia e shkarkimeve nga hidrocentralet do te minimizohet cka do te coje ne terheqjen e ujit nga zonat e permbytura tha zedhenesi i Komitetit te Emergjencave ne Shkoder.

Ai shtoi se jane marre masa per te zgjidhur cdo kerkese te banoreve si dhe shperndarjen normale te ndihmave duke vene ne dispozicion te Policise mjetet e nevojshme per furnizimin e popullates se ketyre zonave me te gjitha mjetet e nevojshme jetesore. Olli tha se helikopteret e NATO-s ne bashkepunim me Forcat e Armatosura Shiptare po vazhdojne furnizimin e te gjitha zonave paralelisht pasi kapacitetet e tyre transportuese jane shume te medha gje qe garanton nje furnizim afatgjate te banoreve me ushqim dhe uje te pijshem.

Forcat e Armatosura kane vene ne dispozicion te popullates edhe ekipe mjekesore te specializuara te Spitalit Ushtarak te cilat do te perqendrohen kryesisht ne zonat me te largeta sic jane Komuna e Berdices dhe ajo e Gurit te Zi./S.Ll/

2010-12-08 1428

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›