Shkodra pret festivalin e 49 mbarëkombëtar të fëmijëve
SHKODËR- Evenimenti më i rëndësishëm i këngës për fëmijë, Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve, do të çelë siparin nesër, për të 49-in vit me radhë në qytetin verior të Shkodrës.
Pas disa etapave përgatitore, të nisura muaj më parë, festivali ka ardhur në fazën finale të përgatitjeve dhe ditën e nesërme pritet të startojë nata e parë e tij, në skenën e Teatrit Migjeni të Shkodrës.
Nën vëzhgimin e drejtorit të festivalit, Kujtim Alija, këngëtarët pjesëmarrës kanë testuar gjatë ditës së sotme, veten në skenë. Alija, i cili që prej edicionit të 24-t është në rolin e drejtorit të festivalit, thotë se “gjatë netëve të këtij festivali do të interpretohen 34 këngë, ndërsa në natën finale do të shkojnë 22 interpretimet më të mira".
Skenografia e festivalit i është besuar të mirënjohurit, Adnan Kastrati, ndërsa prezantues do të jenë gazetarja Enkeleda Zeko dhe Dritan Siçetza.
Ashtu si edhe gjatë viteve të fundit, juria e festivalit i është besuar grupit të fëmijëve të vegjël, pasi përvoja e katër viteve të mëparshme është vlerësuar si mjaft pozitive.
(e.m/ata/BalkanWeb)