E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra pushtohet nga flamujt

Atmosfera e festës së 100 vjetorit të pavarësisë ka filluar të ndjehet në qytetin e Shkodrës. Mbi 2000 flamuj kuq e zi janë vendosur nga bashkia nëpër rrugët e qytetit, por nuk kanë munguar edhe flamujt e vendosur nga vetë banorët e Shkodrës. Drejtoresha e Zyrës së Kulturës në Bashkinë e Shkodrës, Elena Zorba shprehet se festimet kanë nisur, ndërkaq flamujt janë vetëm një pjesë e dekorit të parashikuar për ditën e Pavarësisë.
 Rrugët e qytetit të Shkodrës, lokalet, ballkonet janë veshur me ngjyrat kuqezi, jo si përgjigje ndaj thirrjes së institucioneve, por si ndjenjë patriotike, pasi është  ndër qytetet që ka kontribuar shumë për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›