E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasmëria pas vrasjes së 9-vjeçarit, Llanajt pritë dy vëllezërve Shkreta

Mamurras- Hasmëria mes familjes Shkreta dhe Llanaj në Mamurras ka shënuar pasditen e djeshme viktimën e rradhës.

Gentian Shkreta është qëlluar për vdekje në Fushë-Krujë teksa ka mbetur i plagosur rëndë i vëllai Leli Shkreta i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak.

Dy vëllezërit janë qëlluar me armë zjarri nga Muharrem Llanaj dhe babai i 9-vjeçarit të vrarë në qershor të këtij viti Jetmir Llanaj.

Mësohet se dy vëllezërit Shrketa po ktheheshin nga Serbia kur në pritë janë qëlluar në afërsi të urës së lumit Droj nga familja Llanaj. Ndërkohë policia nisi kërkimin e dy autorëve të këtij krimi, i cili prej muajsh po merr viktima nga të dy familjet.

Gjakmarrja e pati fillesën më 5 Qershor në Mamurras rreth orës 14:00 të së martës kur një 9-vjeçar me iniciale I.LL ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbave që ka marrë brenda në makinën ku po udhëtonte në vendin e parë të pasagjerit në prehërin e nënës së tij e cila i shpëtoi plumbave.

Nga atentati ka mbetur i plagosur shtetasi Muharrem Llanaj, 62 vjeç, xhaxhai i fëmijës që humbi jetën. I cili sipas policisë ka qënë edhe objekti i sulmit. Policia pas shqyrtimit të të dhënave tha se autorët janë dy vëllezërit Shkreta, me të cilën 62-vjeçari ka pasur një konflikt.

Në qershor Olgert dhe Mariglen Shkreta, vranë djalin 9-vjeçar të Jetmir Llanajt gjatë një atentati, duke bërë që dy familjet Llanaj dhe Shkreta të hynë në hasmëri. Mark Shkreta, babai i dy autorëve të atentatit të 5 qershorit në Mamurras ku humbi jetën 9-vjeçari Endrit Llani dhe u plagos rëndë xhaxhai i tij, u vra mëngjesin e 20 korrikut në kryeqytet, ndëkohë autor i krimit u dyshua babai i djalit të vrarë, Jetmir Llanaj. Jetmir Llanaj u arrestua në shtator nga policia, por u lirua sërish për mungesë provash që mund të vërtetonin autorësinë e krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›