Shkodra rrëmben çmimin e parë në Festivalin Folklorik
01/10/2009 Mbyllet me sukses të plotë ky edicion. Emocione dhe vlerësim për traditën shqiptare dhe diversitetin e saj
GJIROKASTËR- Në kështjellën e lashtë të qytetit të Gjirokastrës, mes entuziazmit dhe emocioneve të një feste të vërtetë është mbyllur mbrëmjen e djeshme me sukses të plotë edicioni IX i Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009. Sheshi qendror i kalasë ishte tejmbushur me spektatorë nga qyteti i gurtë dhe qytetet e tjera të jugut të vendit, nga festivalistët, përfaqësuesit e grupeve të ndryshme, ekspertë të folklorit, përfaqësues të lartë të qeverisë dhe të pushtetit vendorë, diplomatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të ftuar të tjerë.
Nata e fundit
Në natën e gjashtë dhe të fundit të festivalit ishin të pranishëm zv/kryeministri, njëherazi ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, zv/ministrat të TKRS, Suzana Turku dhe Ekrem Spahiu, zv/ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Lirie Kajtazi, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John. L. Withers II, ambasadorja e Francës në Tiranë, Maryse Daviet, prefektja e qarkut të Gjirokastrës, Mimoza Çomo, kryetari i bashkisë, Flamur Bime, kryetari i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, Arben Çulli etj. Të pranishëm ishin edhe drejtues të institucioneve kulturore, si Instituti i Albanologjisë, Qendra e Veprimtarive Folklorike, Instituti i Antropologjisë dhe Studimeve të Artit, akademikë, studiues, etj. Në natën e fundit në skenë u ngjitën për të konkurruar grupet e qarkut të Dibrës, Grupi III i Republikës së Kosovës dhe grupi i qarkut të Gjirokastrës. Pas shfaqjeve të tre grupeve të fundit konkurruese, për ti dhënë kohë jurisë së festivalit për përcaktimin e çmimeve, në skenën e madhe të festivalit u ngjitën artistët profesionistë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës. Pas mbledhjes së fundit të jurisë, u organizuar ceremonia e mbylljes së Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009. Në cilësinë e kryetarit të jurisë, akademiku prof. as. Vasil. S. Tole, shpalli çmimet për individët, grupe zhanresh dhe për grupet konkurruese të qarqeve. Me çmim të parë nga juria u vlerësua qarku i Shkodrës. Pas ndarjeve të çmimeve ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, përshëndeti artistët dhe organizatorët dhe e deklaroi zyrtarisht të mbyll Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009.
Nën ndriçimin e fishekzjarrëve shumëngjyrësh, përfaqësuesit e grupeve fituese kanë festuar së bashku me publikun mbylljen e festivalit. Festa e madhe e folklorit ka zbritur më pas në çdo rrugë e sokak të këtij qyteti që për një javë përjetoi evenimentin më të madh kulturor mbarëkombëtar. Sot është dita e fundit e FFK Gjirokastër 2009, aktivitetin më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë shpirtërore. Sot është 29 shtator "Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore" e zgjedhur për të qenë data simbol për të ruajtur, mbajtur dhe transmetuar nga njëra brez në tjetrin këtë trashëgimi të madh të popullit, datë e përfshirë edhe në "Ditën e Trashëgimisë Kulturore Evropiane".“Këtu në këtë skenë të festivale dhe në mbarë qytetin-muze të Gjirokastrës, pasuri kulture e njerëzimit, mbrojtur nga UNESCO, u konfirmua me art dhe me pasion, për gjashtë ditë me radhë se trashëgimia shpirtërore e shqiptarëve kudo ku janë, si dhe ajo e pakicave etnike dhe kulturore që jetojnë në Shqipëri është e gjallë dhe në lëvizje të vazhdueshme”, tha kryetari i jurisë Vasil Tole. Ndërsa ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri tha: “Mbyllëm sot këtu në Gjirokastër, veprimtarinë më të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare, Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastra 2009. Më lejoni të falënderoj të gjitha ata breza artistësh shqiptarë të të gjithë kohërave, që me aq dashuri dhe përkushtim përcollën vit pas viti, dekadë pas dekade, këtë pasuri të pashtershme shpirtërore të kulturës sonë kombëtare.
Për kurorëzimin me sukses të kësaj veprimtarie me një rëndësi dhe rezonancë mbarëkombëtare më lejoni që së pari të falënderoj mbi 1200 artistët nga mbarë Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia, Mali i Zi, diaspora dhe emigracioni, që për 6 net më radhë sollën në këtë skenë të madhe vlerat më të spikatura të folklorit, riteve, këngëve dhe valleve popullorë.
Në natën e fundit, qarku i Gjirokastrës
Gjirokastra hane-hane, bujare dhe kapedane
GJIROKASTËR- Të zotët e shtëpisë, ashtu si në nëntë edicionet e mëparshme të festivalit, u ngjitën të fundit në skenën e madhe të tij. Programi i qarkut të Gjirokastrës startoi si një "shkrepje stralli", pasi pak a shumë kështu ishte edhe titulli i valles së kënduar labçe "Vallja jonë shkrep si stërralli" të interpretuar me fudullëkun që karakterizon këtë mënyrë burrërore të shprehurit polifonik nga grupi polifonik "Kurora labe". Solemniteti interpretativ vazhdon më pas me këngën e grupit polifonik të Lazaratit titulluar "Princeshë na mblodhe në këngë", me marrës Veiz Koçiun, kthyer Gazmend Hallaçin dhe hedhës Nafiz Malon. Tonet epike të dy numrave të parë ja lënë vendin lirikës tepelenase, me një këngë polifonike të kënduar nga grupi i të rinjve të qytetit të Tepelenës titulluar "Dhe varrin me ty e dua", këngë që e mori Shpëtim Selimi, ja ktheu Muharrem Ziaj dhe ja hodhi Gramoz Çaçi. Tingujt e magjishëm të klarinetës përmetare nisin në sfond të këngës lirike labe dhe vine duke u evidentuar gjithmonë e më shumë. Është pikërisht klarinetisti i talentuar përmetar Sadik Zeqiri që interpreton me mjaftë finesë një kaba tipike përmetare, me avaze që magjepsin të madh e të vogël në sheshin e madh të festivalit shoqëruar nga orkestrina e sazeve të qytetit të Përmetit. Lirika përmetare përvijon me zërin e ëmbël dhe melodioz të duetit të këngëtarëve Vaskë Curri dhe Jolanda Tralo, të cilët interpretuan plot muzikalitet këngën "Gjethëza". Grupi polifonik "Ergjëria", që është konsideruar si reparti i "artilerisë së rëndë" për grupin e qarkut në fjalë, ka nxjerrë nga sepeti i vjetër këngën "Te porta me tre tesllime". Repartit, ashtu si 30 e ca vjet më parë, i paraprirë i njëjti "komandant", marrësi virtuoz Arjan Shehu, kthyesi me zërin drithërimë Perlat Mele dhe hedhësin Axhem Hysometaj.
Publikun brenda kështjellës e pushton heshtja. Melodia baritore me instrumente popullorë interpretuar nga Armand Kazma, Daniel Guçe, Jaçe Peçi në fyell, Bledar Ahmeti në cule, shoqëruar nga imitimet e Xhevair Guçes u mirëprit dhe duartrokit disa herë nga publiku.
Befas në skenën madhështore zbresin ngjyrat dhe tingujt magjepsës të folklorit grek. Një valle tradicionale me motive dropullite, interpretuar nga grupi i vajzave të Dropullit të Poshtëm, përgatitur nga folkloristi i njohur "veterani i festivaleve" Lefter Kondoi, shoqëruar nga orkestrina e sazeve, i meritoi, si gjithmonë duartrokitjet dhe admirimin e publikut.
Përfundimisht në skenë del "skaloni" i dytë i "artilerisë së rëndë" të polifonisë së trevave jugore, grupi i njohur i Bënçës, tashmë i kompletuar nga dy marrësit e tij tradicional Golik Jaupi dhe Përparime Zilfaj, kthyes me zërin vibrues Neshet Jaupi dhe hedhësi i njohur i Bënçës Agron Selimi, pasardhës të të paharruarit Dervish. Heshtje dhe pastaj shpërthim duartrokitjesh nga "Lëmi i këngës". Kënga e tyre titulluar "Besa e labit" është një krijim enkas për këtë eveniment mbarëkombëtar dhe njëkohësisht edhe një homazh për poetin dhe rapsodin e paharruar të këtij grupi, që i ushqeu bilbilat e Bënçës me mjaltin e pikuar të vargut dhe këngës labe, për të ndjerin Mailq Lila. Të gjithë artistët e grupit të qarkut të Gjirokastrës dalin në paraskenë dhe kështu, me shfaqen konkurruese të të zotëve të shtëpisë mbyllet sipari i Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastra 2009.
Vlerësimet e jurisë së FFK “GJIROKASTËR 2009”
1. Çmimi i parë (në shkallë qarku) e fiton qarku i Shkodrës
2. Çmimi i dytë (në shkallë qarku) e fiton qarku i Gjirokastrës
3. Çmimi i dytë (në shkallë qarku) e fiton Grupi Kosova 2
4. Çmimi i tretë (në shkallë qarku) e fiton qarku i Elbasanit
5. Çmimi i tretë (në shkallë qarku) e fiton qarku i Lezhës
II. Çmime për grupe zhanresh:
1. Orkestrinës më të mirë në veglat tradicionale qarku i Dibrës me Orkestrën e Matit
2. Orkestrinës më të mirë të muzikës popullore qytetare qarku i Korçës për sazet
3. Grupit më të mirë të iso-polifonisë labe Grupi i Vlorës
4. Grupit më të mirë të iso-polifonisë toske qarku i Beratit për Iso-polifoninë e Skraparit
5. Rituali më i mirë i festivalit folklorik kombëtar qarku i Tiranës
6. Grupit më të mirë të valleve të burrave qarku i Fierit me Vallen e Brezave
7. Grupit më të mirë të valleve të grave qarku i Durrësit me vallen e Fluturave
8. Grupit për paraqitjen më të mirë të veshjeve popullore Grupi i Kukësit
9. Për diversitetin kulturor Vallja e Dropullit (Grupi i Gjirokastrës)
III. Çmime për individë:
1. Rapsodët më të mirë të FFK, Sherif Dervishi dhe Myfterin Uka (Dibër)
2. Interpretuesi më i mirë e FFK, Benis Lekdodaj,vallja Çame ((Vlorë)
3. Lahutari më i mirë i FFK, 99-vjeçar Gjok Nanaj, Lezhe
4. Për këndimin e këngës së majekrahut Grupi i Tropojës
5. Instrumentisti më i mirë i FFK në (aeroforë) Zog Sheta
6. Instrumentisti më i mirë i FFK në (kordofone) Aurel Qirio
7. Këngëtarja më e mirë e FFK, Eleni Mërkuri i grupit të Himarës (Vlorë
8. Këngëtari më i mirë i FFK, Veiz Koçiu i grupit të Lazaratit (Gjirokastër)
Qarku i Dibrës
Dasma dibrane vjen në sofrën e gurtë
GJIROKASTËR - Për të paraqitur një koncert sa më burimore, ansambli folklorik i qarkut të Dibrës, nga ekspertët e folklorit në këtë qark dhe udhëheqësi artistik Përparim Tomçini, ishte konceptuar i ndarë në tri pjesë sipas trevave që përfaqësonin trevat e Dibrës, Matit dhe Bulqizës.
Programin e çelën artistët popullor të Matit me një ritual të dasmës matjane që zgjati plot 4 minuta. Pas ritualit vjen në skenë këngëtarja Jola Muça dhe grupi i burrave, nën shoqërimin e valltareve Xhevrie Vata, Sajme Isufi, Denisa Vata, Arta Pali, Ensuela Ndreaj, Enxhi Driçi, Malvina Kurti shoqëruar nga formacioni orkestral. Menjëherë pas saj pasojnë tri valle matjane, valle dyshe burrash, valle e terziut kërcyer nga Ramazan Tefa dhe vallja e Martaneshit, kërcyer nga Sadik Gaçi, gajdja e dytë e kërcyer nga Ferit Hoxha, Xhemal Alia, Emiliano Lela, Algert Xhetan. Këngëtari matjan Shkëlqim Farici, shoqëruar nga orkestrina popullore interpretoi me plot dinamizëm "Për ty spo më zen gjumi". Një nga pikat më të forta të matjanëve ka qenë dhe mbetet orkestrina me instrumente popullorë që edhe kësaj here luajti një melodi orkestrale ku solo në fyell luajti i madhi dhe i shumënjohuri Ymer Neli, në bilbil Adriatik Alia dhe Behar Neli, në luari Igli Panavia, në çifteli Xhavit Dishani dhe në dajre Isuf Gjoka.
Ndërkaq, grupi i Bulqizës e çeli miniprogramin e tij këngën "Kulla e Shabës" kënduar nga Adem Ceni dhe Islam Ceni. Pas saj një valle dyshe burrash me motive nga Bulqiza e Golloborda të kërcyer nga Sazan Bajrami, Sinan Alliu, në lodër Zabit Kodra dhe curle Xhevat Kodra. Valla vazhdon më tej me valle tradicionale dasme grash të interpretuar nga Dhurata Daxha, Malvina Peti, Sheqere Peti, Jonida Daxha, Beglie Rexha Dhurata Karaj.
Në pjesën e tretë të programit në skenë vërshojnë vlerat e folklorit të Dibrës. Grupi i vajzave me soliste Elmonda Fetajn interpreton së pari vallen "Hidhet e përhidhet ki mindili" dhe pas saj vjen një nga numrat më të bukur të këtij grupi, kënga "Prej Dibre në Tiranë" interpretuar nga grupi i burrave, me solist Sherif Dervishin dhe Myfterim Kupën.
Një figurë interesante erdhi prej interpretimit të Ritit të mbledhjes se bletës. Programi i dibranëve shkon drejt përmbylljes së tij me valle dyshe burrash të të interpretuar nga Rexhep Meda, Rifat Imeri, Besmir Aga, shoqëruar në curle nga Lavdosh Osmani, në lodër Naim Beqiri.
Një perlë tjetër nga ky grup kënga lirike "Hanza e Korabit" kënduar nga Myfterim Kupa dhe Fatmir Daku. Kurora përmbyllëse e krejt programit të qarkut të Dibrës ishte "Riti i drithit" ku elementët paganë dhe ata kreativë artistik.